Turqia kritikon portalin grek për taktikat e frikësimit

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë qasje të vjetëruar. Gazetarët tanë do të kryejnë detyrat e tyre nën garancinë e shtetit të Republikës së Turqisë. Asnjë element fashist nuk mund ta parandalojë atë”, u shpreh Fahrettin Altun

Turqia dënoi sot një portal greke i cili postoi informacione personale në lidhje me një reporter turk që punon në Greqi, me gjasë në përpjekje për ta frikësuar atë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë qasje të vjetëruar. Gazetarët tanë do të kryejnë detyrat e tyre nën garancinë e shtetit të Republikës së Turqisë. Asnjë element fashist nuk mund ta parandalojë atë”, u shpreh në Twitter Fahrettin Altun, kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.

Portali antiturk Turkikanea.gr në Greqi postoi informacion në lidhje me Necat Ahmet, një reporter për TRT Haber, kanali shtetëror i lajmeve në Turqi.

Të mërkurën e kaluar, portali gjithashtu publikoi një editorial provokues shënjestronte korrespondentin e Anadolu Agency në Athinë, Tevfik Durul dhe fotoreporterin Ayhan Mehmet, i cili udhëtoi në ishullin Meis të Greqisë për të mbuluar zhvillimet e fundit atje.

Portali gjithashtu publikoi një foto nga pasaporta e Durulit dhe informacion mbi vendlindjen e Mehmetit.

Şenol Kazancı, drejtori i përgjithshëm i AA-së, Altun dhe Këshilli Global i Gazetarisë (GJC) dënuan veprimet e portalit.

Sipas raportimeve të mediave, autoritetet greke kohët e fundit vendosën elementë ushtarakë në ishullin Meis.

Turqia e kritikoi veprimin, pasi ishulli ka pasur një status të demilitarizuar që nga Traktatet e Paqes në Paris të vitit 1947.

Ishulli prej 10 kilometrash katrorë është cituar nga Greqia si justifikues i mijëra miljeve të juridiksionit detar, edhe pse ndodhet vetëm 2 km nga Turqia, por gati 600 km nga Greqia, duke injoruar Turqinë që ka një vijë bregdetare mesdhetare më të gjatë se çdo vend tjetër.