Turqia kritikon gazetën gjermane për lajm të rremë në lidhje me Mesdheun Lindor

Artikulli në gazetën Die Welt që i referohet Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor është tërësisht "produkt i imagjinatës", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy

Ministria e Jashtme e Turqisë e quajti “produkt imagjinate” një artikull të gazetës gjermane Die Welt që i referohet Turqisë në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ministrisë, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim pyetjeve në gazetën gjermane dhe deklaratave të bëra më pas nga zëdhënësi i qeverisë greke bazuar në artikullin.

“Lajmi i sotëm në gazetën Die Welt që i referohet Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor është tërësisht produkt i imagjinatës”, tha Aksoy.

“Fakti që zëdhënësi i qeverisë greke bëri akuza kundër vendit tonë bazuar në këtë lajm imagjinar është një manifestim i ri i politikës provokuese të këtij vendi në Mesdheun Lindor, i cili është i shkëputur nga realiteti, i papajtueshëm me praktikat dhe ligjin ndërkombëtar. Në vend që të merren me lajme të tilla të pabaza, autoritetet greke duhet t’i japin fund hapave që rrisin tensionet në rajon”, theksoi Aksoy.Turqia kritikon gazetën gjermane për lajm të rremë në lidhje me Mesdheun Lindor