Turqia kritikon Belgjikën për bllokimin e ndjekjes penale të PKK-së

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme thuhet se pengimi i ndjekjes penale të 36 të dyshuarve ka forcuar grupin terrorist

Turqia ka kritikuar vendimin e autoriteteve belge për bllokimin e ndjekjes penale të 36 personave që ndërlidhen me organizatën terroriste PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet se “përskaj provave të dorëzuara nga Prokurori Publik i Belgjikës për natyrën terroriste të PKK-së, ky vendim, si i tillë, i mundëson grupit terrorist shfrytëzimin e një hapësire shumë të rrezikshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy, tha se është e mundur që vendimi i shkallës së parë të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Belgjikës.

“Turqia do të vazhdoj me vendosmëri luftën e saj”, tha ai.

“Ne presim që aleati ynë, Belgjika, të veproj në përputhshmëri me përgjegjësitë kundër terrorizmit dhe në mënyrë efektive të ndërmerr hapat e nevojshme në luftën kundër organizatës terroriste PKK”, tha Aksoy.

PKK, që është radhitur në listën e organizatave terroriste nga ana e Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite dhe është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.