Turqia ka opsionin për blerjen e sistemit S-400

Borisov u tha gazetarëve se klauzola në lidhje me mundësitë e pagesës hyn në fuqi pas dorëzimit të paketës kryesore

Zv/ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Yury Borisov, ka deklaruar se Turqisë i janë dhënë mundësitë e pagesës në kontratën për blerjen e sistemit të mbrojtjes S-400 të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në margjinat e takimit ndërqeveritar ruso-kuban në Havanë, Borisov u tha gazetarëve se klauzola në lidhje me mundësitë e pagesës hyn në fuqi pas dorëzimit të paketës kryesore.

“Turqia rezervon të drejtën për të blerë më shumë sisteme S-400 me një çmim të caktuar paraprakisht”, shpjegoi Borisov.

Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshjen për ofrimin e sistemeve të mbrojtes ajrore S-400 në vitin 2017. Instalimi i sistemit S-400 në Turqi pritet të fillojë në tetor të vitit 2019.

Borisov po ashtu njoftoi se marrëveshja ruso-indiane për dërgesën e sistemit S-400 u nënshkrua në monedhën ruse rubla.

Autoritetet ruse promovojnë idenë e transaksioneve në monedhën kombëtare, sepse i shmang sanksionet.