Turqia i shpreh ngushëllimet ShBA-së për viktimat e stuhisë “Florence”

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë shprehet keqardhje për humbjen e jetëve dhe lëndimin e një numri të madh të qytetarëve nga kjo stuhi.

Turqia i shpreh ngushëllime popullit amerikan me në krye familjarëve të viktimave të stuhisë “Florence” që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë shprehet keqardhje për humbjen e jetëve dhe lëndimin e një numri të madh të qytetarëve nga kjo stuhi.

“Shprehim ngushëllimet tona popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën nga stuhia ‘Florence’ në ShBA”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Bëhet e ditur se nga stuhia “Florence”, e cila të premten goditi brigjet lindore të ShBA-së, kanë humbur jetën 31 persona./TRT