“Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar për BE-në”

Kreu i delegacionit të BE-së për Turqinë, Berger: Mbi 50 për qind e eksporteve të Turqisë kryhen në Evropë. Gjithashtu më shumë se 67 për qind e investimeve të drejtpërdrejta vijnë nga Evropa në Turqi. Miqësia BE-Turqi do të vazhdojë

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) për Turqinë, Christian Berger, tha se mbi 50 për qind e eksporteve të Turqisë kryhen në Evropë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Berger është shprehur se Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar për BE-në, po ashtu edhe BE-ja mbart një rëndësi të madhe për Turqinë.

“Më shumë se 50 për qind e eksporteve të Turqisë kryhen në Evropë. Gjithashtu më shumë se 67 për qind e investimeve të drejtpërdrejta vijnë nga Evropa në Turqi. Prodhuesit turq janë një pjesë e rëndësishme e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tregu evropian është në pozicionin e derës që hapet për tregun global. Miqësia mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë do të vazhdojë”, theksoi Berger.

Berger duke rikujtuar se javën e kaluar në Stamboll kanë zhvilluar një takim ekonomik të nivelit të lartë tha se “BE përgëzon Turqinë për ato çka ajo ka bërë në çështjen e refugjatëve. Turqia i ka pritur si mysafirë sirianët, ajo u ofron shërbime të shumta të tilla si në arsim dhe klinika. Edhe ne kemi mbështetur financiarisht ata që kanë pritur dhe kanë strehuar refugjatët në vitin 2016”.

– Janë rritur marrëdhëniet me marrëveshjen e Ankarasë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ankarasë më 12 shtator 1963 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë ka pasur një rritje në marrëdhëniet ekonomike.

Në vitin 1995 filloi zbatimi i Bashkimit Doganor BE-Turqi dhe në vitin 1999 Turqia u bë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2005 filloi negociatat e pranimit.

Ekonomia e Turqisë ka hyrë në një proces integrimi në masë të madhe me Bashkimin Evropian. Bashkimi Doganor BE-Turqi dhe negociatat e pranimit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtij procesi integrimi i cili krahas taksave doganore, kalon përtej heqjes së kufizimeve të tjera që zbatohen për produktet industriale dhe ato bujqësore të përpunuara.

Bashkimi Doganor, teksa ka mbështetur që Turqia t’i përshtatet elementeve teknike të fituara, ka nxitur integrimin vertikal të kompanive turke në rrjetet evropiane të prodhimit dhe në të njëjtën kohë ka mbështetur modernizimin e administratës doganore të Turqisë.

Ndërsa negociatat e pranimit që janë në vazhdim tashmë kanë paraqitur një kuadër që mundëson ndjekjen e reformave ekonomike të Turqisë.