Ish-presidenti i Tunizisë, Munsif el-Merzuki, ka deklaruar se “Turqia për shkak të sukseseve që ka treguar në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak është bërë krenaria e të gjitha vendeve islame”.
Merzuki në një prononcim për Anadolu Agency (AA) pas përfundimit të aktivitetit ku ai ka marrë pjesë si i ftuar nderi në ditën e “UniDay” të organizuar nga Vizioni Kombëtar i Shoqërisë Islame (IGMG) në qytetin Essen të Gjermanisë ka shprehur falënderimet për Turqinë dhe presidentin e saj Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit të Tunizisë. “I falënderoj gjithashtu edhe për arsyen se kanë pranuar në vendin e tyre 3 milionë sirianë”, thotë ai.
Ish presidenti tunizian i cili në të njëjtën kohë është edhe mbrojtës i të drejtave të njeriut tha: “Falënderoj Turqinë që na ka bërë krenarë përpara syve të gjithë botës. Turqia për shkak të sukseseve që ka treguar në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak është bërë krenaria e të gjitha vendeve islamike”.
– “Mrekullia e Turqisë”
Merzuki potencoi ngjarjet e përjetuara kohët e fundit në Turqi. “Zhvillimet që ndodhën në Turqi i shoh si mrekullitë e Turqisë. Ripërsëritja e këtyre mrekullive është e mundur sërish. Ata janë një qeveri kombëtare, janë një administratë ku ka njerëz të devotshëm që punojnë për vendin e tyre, janë njerëz të lidhur me identitetin kundër korrupsionit. Për këtë arsye ne përgëzojmë Turqinë dhe popullin turk. Tentativa për grusht shteti më 15 korrik dhe komplotet e fundit ekonomike ndodhen në mesin e komploteve ndërkombëtare të kryera kundër vendit”, tha Merzuki.
Ai shprehu falënderimet edhe për Gjermaninë dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. “Shpreh falënderimet sepse Gjermania është një vend i cili në çështjen e migrimit të parregullt ka hapur dyert për migrantët. Kjo situatë ka ndikuar me të vërtetë balancën politike, ku me këtë vendim që kanë marrë janë rrezikuar”, thotë ish-presidenti tunizian.
– “Nuk duhet t’i jepet përgjigje diskriminimit etnik me një diskriminim tjetër etnik”
Pasi tërhoqi vëmendjen se me valët e migrimit në fjalë është rritur kundërshtia ndaj Islamit në vendet perëndimore, Merzuki tha se “Ndoshta me këto migrime do të rritet vala e Islamofobisë, por përkundër kësaj, edhe muslimanët që jetojnë në këto vende kanë vetëdijen e tyre, pra aspektin e ndikimit. Nuk duhet t’i jepet përgjigje diskriminimit etnik me një diskriminim tjetër etnik”.
Merzuki tha se në Gjermani jetojnë një numër i madh i turqve. “Mendoj se turqit janë të vetëdijshëm për miqësinë dhe besimet e tyre në këto vende. Të qëndrojnë si muslimanë të cilët janë qytetarë të këtij vendi”, tha ai.