Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Ditës së të Dashuruarve

İsmail Yılmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, për AA tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve

Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë, raporton Anadolu Agency (AA).

İsmail Yılmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, për AA tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve.

“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarëve. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.

Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz.

Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.