Turqia e pakursyer për ndihmat ndaj shqiptarëve/Ja investimi i radhës

Në një qytet të vogël si Çorovoda e rrethit të Skraparit, ku investimet publike nuk ndihen shumë, Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka realizuar një projekt shumë serioz në fushën e arsimit përmes të cilit është bërë i mundur restaurimi i plotë i konviktit të vetëm të shkollës së mesme të këtij qyteti.

Në një qytet të vogël si Çorovoda e rrethit të Skraparit, ku investimet publike nuk ndihen shumë, Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka realizuar një projekt shumë serioz në fushën e arsimit përmes të cilit është bërë i mundur restaurimi i plotë i konviktit të vetëm të shkollës së mesme të këtij qyteti.

Rëndësia dhe strategjia e këtij investimi duket qartë edhe tek mesazhet falenderuese të Kryetarit të Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Krahas falenderimeve për TIKA-n dhe shtetin turk, Presidenti Meta në fjalën e tij ka thënë që kushte të tilla nuk gjenden as edhe në Britaninë e Madhe.

Në vijim të fjalës së tij Presidenti Meta e cilësoi këtë investim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Çorovodën dhe gjithë komunitetin e Skraparit, shkruan Frekuenca.

Pasi shprehu mirënjohjen ndaj kontibuteve financiare dhe bujare që TIKA ka dhënë për projektet zhvillimore në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se ky investim u vjen në ndihmë konkrete fëmijëve të zonave më të largëta të Skraparit, që tashmë do gëzojnë kushte dinjitoze dhe më të mira gjatë studimeve të tyre.

“Kam kënaqësi më të madhe të marr pjesë në këtë investim të mrekullueshëm që është bërë sot në Bashkinë e Skraparit. Falënderimet e para i shkojnë qeverisë të Turqisë dhe TIKA-s. Është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit e formimit të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Ka qenë një sakrificë të jetoje edhe të studioje këtu. Tani është diçka krejt ndryshe. Me këtë investim, konvikti i Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” ka kushte dinjitoze po aq sa edhe në shkollat dhe konviktet më të mira në Europë. Ne tani duhet të bëjmë kujdes për mirëmbajtjen, sepse kjo vepër është e jona, është e juaja, dhe ka shumë rëndësi për shkollimin e fëmijëve, edukimin dhe të ardhmen e tyre. Falënderoj shumë TIKA-n për vëmendjen që u kushtojnë investimeve në shumë fusha në vendin tonë, por sidomos në fushën e arsimit, mbi kushtet e fëmijëve për të studiuar e për të jetuar sa më mirë! Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ndihmon jo vetëm fëmijët e Çorovodës, por edhe të të gjitha zonave të largëta të Skraparit, ku kushtet e arsimimit janë më të vështira. Edhe një herë urime!”, – u shpreh Presidenti Meta.

Nga ana e tij kryebashkiaku Nesim Spahiu, pasi falënderoi Presidentin Meta për vëmendjen e veçantë kushtuar Skraparit shprehu mirënjohjen për këtë investim të qeverise turke dhe TIKA-s.

Nga ana tjetër Zëvendës Kryetari i TIKA-s, Prof. Dr. Birol Çetin në fjalën e tij në këtë aktivitet tha se sivjet do të festojnë vitin e 23-të të themelimit të zyrës së Tika-në Shqipëri. “Kemi realizuar mbi 500 projekte në Shqipëri dhe 110 nga këta  janë në fushën e arsimit. Jam i sigurtë që do të vazhdojë dhe shpresojmë që në këtë konvikt në të ardhmen të dalin dhe president të tjerë”, u shpreh Çetin.

Ndërsa ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë, uroi që nga konvikti i rikonstruktuar i Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” të dalin breza të rinjsh të arsimuar sa më mirë.

“Ne gjithmonë kemi qenë pranë popullit shqiptar , gjithmonë kur ka pasur nevojë kemi realizuar projekte të ndryshme si në fushën e arsmit, shëndetësisë, restaurimin e monuemnteve kulturore, infrastrukturë dhe të jeni të sigurtë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këto projekte rrjedhin nga dashuria që ne kemi për popullin shqiptar si dhe nga politika e jashtme e qeverisë sonë . Dje kemi qenë në ambientet e ministrisë së Shëndetësisë dhe i kemi dhuruar pesë ambulanca ministrisë me të gjitha aparaturat e duhura. Sot jemi të gëzuar nga fakti që po realizojmë inagurimin e përfundimit të punimeve të rikosntruksionit të këtij konvikti”, është shprehur Ambasadori Yörük.

Konvikti i Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” është i vetmi në zonën e Skraparit. Ai ka një kapacitet prej 200 fëmijësh. Ndërkohë deri më sot në të nuk ishte bërë asnjë investim. TIKA ka kryer një restaurim të plotë të kësaj godine, ndërkohë që nga fillimi i projekteve në Shqipëri, agjencia TIKA ka zhvilluar më shumë se 500 projekte ndër të cilat 110 në fushën e arsimit.