Turqia do t’u siguroj nënshtetësi turqve Ahiska në SHBA

“Turqia do të ofroj nënshtetësi të dyfishtë për turqit Ahiska që tashmë janë qytetarë të SHBA-ve”, tha ministri Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij do t’u siguroj nënshtetësi turqve Meskhetian, të njohur po ashtu si turqit Ahiska, të cilët tashmë janë shtetas të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia do të ofroj nënshtetësi të dyfishtë për turqit Ahiska që tashmë janë qytetarë të SHBA-ve”, tha ministri Çavuşoğlu, në një aktivitet në Antalya në degën e Mesdheut të Unionit Botëror të turqve Ahiska.

Duke theksuar se gjatë procesit Turqia do të koordinoj me Shoqatën Botërore të Turqve Ahiska, ai tha se Turqia po ashtu u siguroi nënshtetësi edhe turqve Ahiska që jetojnë në Turqi.

Sipas Shoqatës Botërore të Turqve Ahiska, rreth 92.307 turq Ahiska në vitin 1944 u dëbuan nga rajoni Meskheti i Gjeorgjisë nga udhëheqësi sovjetik, Joseph Stalin.

Shoqata thekson se gjatë gati 40 ditëve të periudhës së dëbimit nga atdheu në Uzbekistan, Kazakistan dhe Kirgistan, rreth 13 mijë turq Ahiska humbën jetën për shkak të urisë, motit të ftohtë dhe sëmundjeve.

Turqia vullnetarisht ka pranuar mijëra muslimanë turq Meskhetian pas udhëzimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Rreth gjysmë milioni turq Ahiska jetojnë në Turqi, Kazakistan, Rusi, Azerbajxhan, Kirgistan, Uzbekistan, SHBA dhe Ukrainë.