Turqia do të zbusë masat e karantinës, Erdogan premton lehtësime të tjera deri në Korrik

Turqit kanë shprehur në media sociale shqetësimet e tyre dhe kjo lëvizje është kritikuar gjithashtu nga muzikantët, që pretendojnë se ndalimi pas mesnate nuk ka të bëjë me pandeminë. 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do lejojë performanca të limituara muzikore, nën planin për të zbutur masat e karantinës.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha se karantina e plotë gjatë ditës së Diel dhe shtetrrethimi nga ora 22:00 e mbrëmjes në ditët e javës, do të hiqen tërësisht nga 1 Korriku.

Ai tha se performancat muzikore live, përfshirë koncertet, do të lejohen gjithashtu deri në mesnatë.  “Pa ofendim por askush nuk ka të drejtën të shqetësojë të tjerë gjatë natës”- tha Erdogan.

Turqit kanë shprehur në media sociale shqetësimet e tyre dhe kjo lëvizje është kritikuar gjithashtu nga muzikantët, që pretendojnë se ndalimi pas mesnate nuk ka të bëjë me pandeminë.

Turqia nisi të zbusë masat në javët e fundit, duke limituar karantinën e plotë vetëm ditën e Diel dhe duke hapur restorantet me një numër të limituar të klientëve, pasi rastet ditore nisën të bien nga maja prej 60,000 në Prill.

Ankaraja zyrtare shpreson se rënia e infeksioneve, së bashku me përshpejtimin e programit të vaksinimit në rreth 1.5 milionë doza në ditë, do të ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit. /scan