Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar u takua me ministrin e Mbrojtjes së Libisë, kolonelin Salah al-Din Ali Namroush, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se Akar priti ministrin Namroush me një ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara. Në takimin e zhvilluar kokë më kokë u shkëmbyen mendimet lidhur me situatën e fundit në Libi.
Në takim ministri Akar tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për trajnim, ndihmë dhe konsulencë që ofron për vëllezërit e saj libianë në fushën ushtarake dhe të sigurisë. Ai ka vënë në dukje se Turqia mbështet një Libi të stabilizuar, të pavarur dhe sovrane.