Turqia do të dërgojë anijen e katërt në rajonin e Mesdheut Lindor për vë vazhduar me kërkimin dhe shpimin, tha ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, raporton Anadolu Agency (AA).
“Anija sizmike-kërkuese ‘Oruç Reis’, e cila ka kryer kërkime sizmike në Detin e Zi dhe në Marmara që nga gushti i vitit 2017, do të dërgohet për të kryer kërkime sizmike në Detin Mesdhe”, shkroi Dönmez në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu tha se Turqia ka kapacitet të kërkimit, prodhimit dhe dërgimit të resurseve të rajonit në tregjet ndërkombëtare.
Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) ka të drejtë ndaj resurseve na atë zonë.
Që nga pranvera, Ankaraja ka dërguar dy anije kërkimi në Mesdheun Lindor, Fatih dhe së fundmi Yavuz, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC-së ndaj resurseve të zonës.
Anija e parë sizmike turke, Barbaros Hayrettin Paşa, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, po kryen kërkime në Mesdhe që nga viti 2017.
Athina dhe Qiproja Greke kanë kundërshtuar këtë lëvizje, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhin e anijes dhe u kanë bërë thirrje liderëve të BE-së që t’u bashkangjiten kritikave të tyre.
Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duheshte të ndërhyjë si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).
Në dekadat që nga ajo kohë janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. Përpjekja e fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.