“Turqia do të parandalojë çdo përpjekje kundër qëllimeve dhe interesave të saj”

"Do të parandalojmë çdo komplot kundër interesave, arritjeve dhe qëllimeve të Turqisë", tha Erdoğan

Turqia do të parandalojë çdo përpjekje kundër interesave dhe qëllimeve të saj, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të parandalojmë çdo komplot kundër interesave, arritjeve dhe qëllimeve të Turqisë”, tha Erdoğan në një miting në provincën qendrore Sivas në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të muajit mars.

“Atdheu, flamuri, shteti, kombi, dhe pavarësia jonë janë nderi ynë”, tha presidenti turk.

Erdoğan zhvilloi tubimin e tij të parë për zgjedhjet lokale të 31 marsit në provincën Sivas.