Me pjesëmarrjen e delegacioneve turke dhe amerikane, në Ankara zhvillohet takimi i tretë i punës për Sirinë.
Mbledhja kryesohet nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Ënall (Sedat Önal) në emër të Turqisë dhe nga Përfaqësuesi Special për Sirinë, James Jeffrey në emër të ShBA-së.
Grupi i lartë i punës Turqi-SHBA për Sirinë u takua për herë të tretë në Ankara. Grupi përfshiu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe asaj të Mbrojtjes dhe Departamentet të Shtetit dhe Mbrojtjes të SHBA-së.
“Palët u zotuan për progres të shpejtë dhe konkret për Udhërrëfyesin e Munbixhit deri në fund të vitit”, u tha në një deklaratë të përbashkët pas takimit.
“Ata ranë dakord të vazhdojnë të punojnë në planifikimin e përbashkët në lidhje me fushat e tjera, siç përmendet në marrëveshjen për Munbixhin”, theksohet më tej.
Në tavolinën e bisedimeve të pranishëm janë edhe zyrtarët ushtarak të të dyja vendeve.
Tema kryesore e mbledhjes është çështja e Menbixhit, i cili ndodhet nën pushtimin e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG.
Pritet që palës amerikane gjatë mbledhjes ti shprehen edhe njëherë shqetësimet nga prania e PKK/PYD/YPG-së në këtë rajon dhe të theksohet nevoja për largimin e plotë të kësaj organizate terroriste nga ky vend.
Sipas deklaratës, “dy vendet kanë riafirmuar vendosmërinë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e saj dhe manifestimet që burojnë nga Siria dhe më gjerë”.
Ata gjithashtu kanë afirmuar angazhimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe kanë nënvizuar rëndësinë e përparimit të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian.
“Ata përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të ofruar ndihmë humanitare për sirianët në nevojë dhe vlerësuan përpjekjet e konsiderueshme nga të dy qeveritë në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, dy vendet kanë vendosur të takohen më shpesh për të trajtuar në mënyrë efektive shqetësimet e sigurisë në Siri.
“Për këtë qëllim, të dy palët ranë dakord të rrisin shpeshtësinë e takimeve të Grupit Punues për Sirinë dhe vendosën të thërrasin takimin ardhshëm të Grupit të Nivelit të Lartë për Sirinë në Washington jo më vonë se shkurti i vitit 2019”, thuhet në deklaratë.
Në mesin e temave për të cilat pritet të diskutohet gjatë mbledhjes janë edhe pikat e vrojtimit, të cilat ShBA-ja dëshiron ti vendosë në lindje të lumit Eufrat.
Përfaqësuesi i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey pas kontakteve në Ankara do të kalojë në Jordani.