Turqia dhe SHBA përfundojnë partrullimin e parë tokësor në lindje të Eufratit

Lëvizjet ajrore dhe tokësore në kufi kanë vazhduar përgjatë gjithë aktiviteteve të patrullimit i cili është mbështetur edhe nga dronët dhe helikopterët

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve përfunduan patrullimin e tyre të parë të përbashkët tokësor të cilin e filluan sot në kuadër të fazës së parë të zbatimit për zonën e sigurtë në lindje të Eufratit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Patrullimi i parë që autokolona e TSK-së dhe SHBA-ve kryen për ndërtimin e zonës së sigurisë në Siri, përbëhej nga dy faza organizimi dhe operacioni. Autokolona e TSK-së e përbërë nga 6 automjete të blinduara me flamur turk, për të marrë pjesë në patrullimin e përbashkët tokësor pasi kaloi kufirin turk u takua me autokolonën ushtarake amerikane e cila priste në anën e Sirisë.

Komandantët e autokolonës së TSK-së dhe të SHBA-ve pasi janë takuar në pikën zero të kufirit kanë biseduar për një kohë planin e kryerjes së patrullimit. Më pas autokolona ushtarake është drejtuar drejt rajonit Telabyad rreth 25 kilometra në perëndim. Pas vëzhgimeve për një kohë në këtë drejtim, autokolona është nisur drejt pjesëve më të brendshme në drejtim të jugut. Patrullimi i cili filloi rreth orës 10:00 ka përfunduar për rreth pas 3 orësh.

Në kohën kur autokolona e TSK-së ka mbërritur në kufirin e Turqisë, ata janë pritur nga helikopterët, prodhim vendas ATAK të cilët kanë kryer fluturime në zonë.

Lëvizjet ajrore dhe tokësore në kufi kanë vazhduar përgjatë gjithë aktiviteteve të patrullimit i cili është mbështetur edhe nga dronët dhe helikopterët.

Sot në orët e para të mëngjesit elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve filluan në lindje të Eufratit në Siri patrullimin e tyre të parë të përbashkët tokësor i cili përfundoi për gati 3 orë.