Turqia dhe Libia nënshkruan marrëveshje për të forcuar lidhjet e tregtisë dhe ekonomisë

Pekcan tha se marrëveshja do të vendos themelin për zgjidhjen e çështjeve të vazhdueshme midis kompanive turke dhe punëdhënësve libianë, duke krijuar një ambient për investime dhe projekte të reja...

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se Turqia dhe Libia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim të mbajtur në Ankara, Pekcan tha se marrëveshja do të vendos themelin për zgjidhjen e çështjeve të vazhdueshme midis kompanive turke dhe punëdhënësve libianë, duke krijuar një ambient për investime dhe projekte të reja.

Pekcan kujtoi se disa projekte kontraktuese të ndërmarra nga ndërmarrjet turke në Libi janë ndërprerë së fundmi.

“Kishte paqartësi në lidhje me përfundimin e këtyre projekteve dhe kompanitë turke kanë mbetur të arkëtuara në këto projekte”, tha ministrja turke.