Teksa në Shqipëri janë shënuar 8 viktima dhe 186 të infektuar nga koronavirusi, vijon ende lufta e fortë kundër tij. Nga Stambolli vijojnë të ngarkohen ndihma për vendin tonë.
Ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka publikuar një video të avionit “Lasgushi” që duket i ngarkuar plotë me “armë” për mbrojtjen ndaj CoVid-19.
“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, vazhdon sjell armë për mbrojtjen e jetës” shkruan Rama.
Kujtojmë se dy ditë më parë pikërisht “Lasgushi” solli nga Stambolli një tjetër ngarkesë me pajisje dhe medikamente mjekësore për të luftuar CoVid-19.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/520063005324387/