Turqia dërgon ndihma në Indonezinë e goditur nga tërmeti

Forcat e Armatosura Turke dërguan dy avionë transportues të tipit C-130, të cilët ateruan në Palu, nga ku ndihmën humanitare e kanë shpërndarë për grupet bamirëse të vendit

Turqia ka dërguar dy avionë transportues të mbushur me ndihma humanitare për të furnizuar banorët e rajonit indonezian i cili ditë më parë u godit nga një fatkeqësi natyrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura Turke dërguan dy avionë transportues të tipit C-130, të cilët ateruan në Palu, nga ku ndihmën humanitare e kanë shpërndarë për grupet bamirëse të vendit, në mënyrë që ato ta shpërndajnë për të plotësuar nevojat elementare të njerëzve të prekur nga tërmeti dhe cunami.

Ndihma përfshinte 1.000 thasë gjumi dhe 250 tenda, të cilat u dërguan në Indonezi përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Autoritetit për Menaxhim me Emergjencat (AFAD).

Ishulli Sulawesi u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi cunami dhe valë të larta nga tre deri në gjashtë metra në qytetet Donggala dhe Palu. Tërmeti me intensitet 7,5 ballë ndodhi 27 kilometra në veri të Gjirit të Palus, treguan të dhënat e Institutit Amerikan për Vrojtime Gjeologjike (USGS).

Numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami në ishullin Sulawesi të Indonezisë është 2.002

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.