Turqia njoftoi të martën dëbimin e 2 terroristeve me origjinë holandeze.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se vazhdon procesi i riatdhesimit të terroristëve të huaj në shtetet përkatëse.
“Në këtë kontekst, 2 terroristë me shtetësi holandeze u dëbuan të martën në drejtim të vendeve të tyre”, thuhet në një komunikatë me shkrim të MPB turke.
Kurse Prokuroria e Përgjithshme e Holandës theksoi se 2 gra terroriste të DAESH-it, të cilat u dëbuan nga Turqia pasi kishin hyrë ilegalisht nga Siria, u arrestuan të martën mbrëma në Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit.
Sipas burimeve të sigurisë së aeroportit të Amsterdamit, njëra prej anëtareve të DAESH-it, 25 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve 3 e 4-vjeçarë, ka aplikuar pranë Ambasadës së Holandës së Ankara; ndërsa gruaja tjetër është ndaluar në Turqi gjatë muajit janar të vitit 2018.
“Çështja lidhur me dy gratë terroriste të DAESH-it do t’i referohet Gjykatës së Roterdamit të premten”, sqaroi Prokuroria e Përgjithshme e Holandës.