Turqia arriti të marrë nën mbrojtje me miliona sirianë

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Rusisë,  Vladimir Putin pas takimit dypalësh në Soçi të Rusisë organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në deklaratën e përbashkët të bërë nga dy liderët u tha se kanë arritur në marrëveshje për formimin e zonave të çmilitarizuara në rajonin Idlib të Sirisë. Në anën tjetër në deklaratën që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri menjëherë pas samitit kritik u tha se janë pezulluar operacionet ndaj Idlibit.

Turqia me anë të kësaj marrëveshjeje arriti një sukses të madh. Qëndrimi i vendosur i Presidentit Erdogan, përvetësimi i çështjes së Idlibit kohëve të fundit, deklaratat e bëra dhe insistimi në armëpushim në samitin tresh të Teheranit, bëri që kjo të pasqyrohet edhe në terren. Forcat e Armatosura të Turqisë kohëve të fundit bënë fortifikime të rëndësishme në Idlib. Në 12 pikat e vrojtimit të Turqisë që ndodhen në këtë rajon u dislokuan një numër i madh i autoblindave, tankeve dhe njësive ushtarake. Me këtë Turqia i tregoi vendosmërinë e saj Rusisë, Iranit, regjimit të Esadit dhe milicisë shiite në Siri. Natyrisht që negociatat diplomatike në njërën anë dhe hapat ushtarake të hedhura në terren në anën tjetër në fund dhanë rezultatet e tyre. Rusia në Soçi hodhi hapë prapa. Regjimi i Esadit së bashku me Rusinë dhe Iranin dëshironin të ndërmarrin një operacion gjithëpërfshirës ushtarak në Idlib dhe bënin presion të madh në këtë drejtim. Posaçërisht bombardimet e zonave Xhisr Shugur dhe të veriut të rajonit të Hamas si dhe dislokimi i trupave të regjimit dhe të milicisë së përkrahur nga Irani në vijën frontale rrisnin edhe më shumë presionin./trt