Turqia arreston tre të dyshuar të FETO-s duke tentuar të kalonin në Greqi

Të dyshuarit u mbajtën nga policia turke në provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë

Tre pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO u arrestuan në Turqinë veriperëndimore teksa u përpoqën të kalonin në Greqi, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, të dyshuarit u mbajtën nga policia turke në provincën Edirne në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.

Javën e kaluar, gjashtë të dyshuar, për të cilët u zbulua se ishin anëtarë të grupit terrorist FETO, u kapën në një zonë të ndaluar ushtarake në Edirne duke u përpjekur të kalonin në Greqi përmes Turqisë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Fetullah Gulen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.