Turqi, urdhër-arreste për 51 të dyshuar të FETO-s

Janë arrestuar 18 të dyshuar të FETO-s në operacione me bazë në provincën Edirne...

Urdhër arreste janë lëshuar për 51 të dyshuar të Organizatës Terroriste FETO në të gjithë Turqinë, njoftuan prokurorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit të Ankarasë thuhet se të dyshuarit, shumica e të cilëve janë ish-burokratë, zhvilluan kontakte përmes lidhjeve të linjave fikse me imamët e grupit terrorist që orkestroi grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 në Turqi.

Përpjekjet për arrestimin e të dyshuarve janë duke u zhvilluar. Në një operacion të veçantë, 18 persona u arrestuan për lidhje të dyshuara me FETO-n, sipas burimeve të sigurisë.

Arrestimet u bënë gjatë bastisjeve në Stamboll, Ankara, Balikesir, Eskisehir dhe Antalya. Të dyshuarit u sollën në Edirne në Turqinë veriperëndimore, ku ishte përqendruar hetimi.

Midis të dyshuarve kishte akademikë, mjekë, personel ushtarak dhe avokatë si dhe një nënoficer i cili ishte në detyrë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe 2.734 të plagosur.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.