Gjatë fundosjes së një varke me migrantë të padeklaruar në Bodrum të Turqisë janë shpëtuar 15 persona, ndërsa është duke u kërkuar një foshnjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipe të Rojes Bregdetare shpëtuan 15 persona, në mesin e të cilëve janë 14 migrantë. Në rrjedhë është aksioni për kërkimin e një foshnje, që llogaritet si e zhdukur.
Gomona në të cilën gjendeshin migrantët, në mënyrë ilegale tentoi të braktisë vendin.
Pas një lajmërimi për fundosje të varkës, në vendin e ngjarjes u dërguan katër varka të Rojes Bregdetare. Sipas deklaratës së migrantëve, në varkë gjendeshin 16 persona.