Një zjarr i fuqishëm këtë fundjavë ka shkrumbuar platenë ku xhirohet seriali historik “Ertugrul”, në Stamboll.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se zjarri i fuqishëm ka rënë në ish-fabrikën e këpucëve në Beykoz të Stambollit, e cila aktualisht përdorej si shesh për xhirimin e serialit të rekordeve në shikueshmëri, “Ertugrul”.
Sipas raportimeve mediatike, dekoret e përdorura në serialin shumë të ndjekur edhe në Shqipëri përmes ekranit të “Klan Plus”, janë djegur plotësisht, raporton Klan.