Turqi, shkalla e papunësisë bie në 9,6% në prill

TurkStat tha se numri i të papunëve të moshës 15-vjeç e më shumë ka shënuar një rënie me rreth 200 mijë në baza vjetore, duke arritur në 3.08 milione në muajin prill

Instituti Statistikor Turk (TurkStat) njoftoi se norma e papunësisë në Turqi ka ra në 9,6 për qind në muajin prill, duke shënuar rënie prej 0,9 pikë për qind nga viti në vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

TurkStat tha se numri i të papunëve të moshës 15-vjeç e më shumë ka shënuar një rënie me rreth 200 mijë në baza vjetore, duke arritur në 3.08 milionë në muajin prill.

“Përderisa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë edhe personat e moshës 15-24 vjeç ishte 16,9 për qind me një rënie prej 2,9 pikë për qind, po ashtu edhe shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64 vjeç shënoi rënie prej 9,8 për qind me 0,9 pikë për qind”, tha TurkStat.