Turqi, sekuestrohen mbi 5 ton marijuanë nga PKK

Gjatë operacioneve në qytetin juglindor Diyarbakir të Turqisë, xhandarmëria gjithashtu sekuestroi mbi 1 milion rrënjë kanabisi

Forcat turke të sigurisë sekuestruan mbi 5 ton marijuanë dhe mbi 1 milion rrënjë kanabis sativa gjatë një operacioni kundër grupit terrorist PKK në juglindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Operacioni u ndërmor nga komanda e xhandarmërisë provinciale të qarkut Lice të provincës Diyarbakir, me ç’rast u sekuestruan 5.312 kilogram marijuanë dhe 1.34 milion rrënjë të kanabis sativa”, tha në një deklaratë guvernatori i provincës.

Janë arrestuar 10 të dyshuar në operacionin anti-terrorist dhe kundër mjeteve narkotike i cili filloi më 9 tetor.

Në bastisje u gjetën armë të llojit kallashnikov, revole, 17 plumba dhe sende të tjera që i përkisnin grupit terrorist të groposura në tokë.

PKK zë hapësirën kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Në Evropë, PKK kontrollon 80 për qind të tregut të drogës, duke nxjerrë përfitime deri në 1.5 miliard dollarë në vit”, ka thënë ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.