Turqi – Rritet në 468 numri i klandestinëve të kapur në fundjavë

468 klandestinë dhe azilantët me shtetësi të ndryshme janë kapur nga ekipet turke të Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare në përpjekje për të kaluar kufirin nga toka e deri me rrugë të jashtëligjshme.

Në qytezën Ajvaxhëk (Ayvacık) të Çanakalasë janë kapur 45 shtetas të huaj në përpjekje për të kaluar me rrugë të jashtëligjshme në Ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë.

Njësitë e Rojës Bregdetare Turke ndërsa ishin duke kontrolluar zonën në “Grykën Müsellim”, në kuadër të aktivitetit të parandalimit të kalimeve të jashtëligjshme, përcaktuan një grup klandestinësh që ishin hapur në det me gomone nga vendi i quajtur Maja e Gadishullit (Burunucu) i provincës Ajvaxhëk.

Ekipet shkuan në zonë dhe kapën 45 vetë, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, shtetas nga Afganistani, Siria, Republika e Togos, Nigeria dhe Mali.

Shtetasit e huaj u sollën me anijen “TCSG 28” në Postëkomandën e Rojës Bregdetare në Kyçykkuju (Küçükkkuyu), ku iu dhanë rroba dhe ushqim.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, shtetasit e huaj iu dorëzuan Qendrës së Riatdhesimit të të Huajve në Ajvaxhëk.

Edhe në provincën e Edirnesë janë kapur 379 klandestinë dhe azilantët, të cilët përpiqeshin të dilnin jashtë shtetit me rrugë të paligjshme.

Ekipet e Xhandarmërisë në këtë provincë bashkë me ushtarët e kufirit, të varur nga Komanda e Brigadës së 54-t të Mekanizuar të Këmbësorisë, bënë kontroll në terren në qytezat Bosnaköy, Eskikadın, İpsala, Uzunköprü, Havsa, Meriç të Edirnesë.

Në këto kontrolle u kapën 379 emigrantë klandestinë dhe azilantë shtetas të Sirisë, Irakut, Afganistanit, Palestinës, Libisë, Pakistanit, Algjerisë, Iranit dhe Bangladeshit.

Pas veprimeve të nevojshme klandestinët dhe refugjatët u dërguan për në Drejtorinë e Migracionit në Edirne.