Turqi, roja bregdetare turke shpëton gomonen me 29 refugjatë
Gomonia me 29 refugjatë e cila u përpoq të kalojë në ishullin Lesbos të Greqisë nëpërmjet brigjeve Ayvacık, kërkoi ndihmë nga roja bregdetare turke në ujërat territoriale turke

Roja bregdetare turke shpëton një gomone me 29 refugjatë e cila kërkoi ndihmë në brigjet e rajonit Ayvacık në Çanakkale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gomonia me 29 refugjatë e cila u përpoq të kalojë në ishullin Lesbos të Greqisë nëpërmjet brigjeve Ayvacık, kërkoi ndihmë nga roja bregdetare turke në ujërat territoriale turke.
Ekipet e rojës bregdetare shpëtuan refugjatët me kombësi të huaj dhe i evakuoi në anijen e rojës bregdetare.
Grupi me 29 refugjatë me kombësi të ndryshme përfshirë gra dhe fëmijë, më pas u dërguan në stacionin e rojës bregdetare turke në rajonin Küçükkuyu.