Turqi, refuzohet kërkesa për rivotim në gjithë Stambollin
Vendimi vjen pasi YSK javën e shkuar vendosi për rivotim vetëm në garën për bashkinë metropolitane në Stamboll

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) hodhi poshtë kërkesën e dy partive të opozitës për anulimin e zgjedhjeve të fundit lokale në të gjitha 39 rrethet e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përveç zgjedhjeve në Stamboll, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia IYI kishin parashtruar kërkesë në YSK edhe për anullimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit të vitit të kaluar, duke pretenduar “paligjshmëri” gjatë votimit.
YSK ka vlerësuar dhe refuzuar të gjitha kërkesat.
Vendimi vjen pasi YSK javën e shkuar vendosi për rivotim vetëm në garën për bashkinë metropolitane në Stamboll.