Një raport i detajuar i masave të marra nga Turqia pas tentimit të dështuar për grusht shteti në vitin 2016 është publikuar në gjuhën angleze, bazuar në komisionin zyrtar për gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Hetues për Masat e Gjendjes së Jashtëzakonshme u themelua më 22 maj të vitit 2017, me qëllim të vlerësojë dhe vendosë për aplikimet sa i përket masave që janë ndërmarrë direkt nga Ligjet e Dekretit brenda fushës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas raportit, komisioni solli vendime për më shumë se gjysmën e 126.000 dosje të aplikimit brenda një periudhe 15-mujore të procesit të vendimmarrjes.
“Komisionit, që është njohur si ‘ilaç i brendshëm’ nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mirëpriti shumë delegacione evropiane”, thuhet në raport.
“Delegacionet e nivelit të lartë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian dhe delegacioni i BE-së në Turqi kishin mundësi të mbikëqyrin aktivitetet e Komisionit në vendngjarje me transparencë dhe vlerësuan punën e Komisionit”, thuhet në raport.
Raporti i publikuar i aktiviteteve përfshin aktivitetet e Komisionit nga analiza e të dhënave deri te shembujt e vendosjes, nga masat e marra nga Ligjet e Dekretit deri te të dhënat statistikore që ndërlidhen me vendimet.
Raporti synon të japë informata gjithëpërfshirëse në nivelin ndërkombëtar rreth aktiviteteve të ndërmarra nga Komisioni dhe do të shpërndahet në organizatat ndërkombëtare, delegacionet e jashtme dhe me përfaqësues të mediave.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shtet në korrik të vitit 2016, ku 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
FETO zhvilloi një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.