Turqi, qyteti Eskişehir do të bëhet qendra e hipoterapisë

Rektori i ESOGÜ-t nënvizoi se qendra e terapisë me kuaj të ESOGÜ është një nga qendrat e para që veprojnë në Turqi

Në kuadër të programit për mbështetje teknike të zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit Bursa-Eskişehir-Bilecik (BEBKA) në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë të qytetit Eskişehir dhe Universitetit Eskişehir Osmangazi (ESOGÜ) morën certifikatën 17 pjesëmarrës të cilët kanë përfunduar me sukses tajnimin themelor të hipoterapisë si personel shëndetësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Personeli shëndetësor prej 17 presonash në mesin e të cilëve ka edhe mjekë e psikologë janë pajisur me informacionet e trajnimit themelor të terapisë me kuaj për 42 orë si dhe 43 orë për mirëmbajtjen dhe hipizmin në programin i cili ka nisur në muajin maj në qendrën e trajnimit praktik dhe të terapisë me kuaj në institutin profesional të hipizmit Mahmudiye të ESOGÜ.

Në ceremoninë e certifikimit të personelit shëndetësor prej 17 personash morën pjesë deputetët e Partisë AK të qytetit Eskişehir, Nabi Avcı dhe Emine Nur Günay, drejtori i shëndetësisë të qytetit Uğur Bilge, Rektori i ESOGÜ Prof. Dr. Kemal Şenocak, drejtori i institutit Hakan Çalışkan dhe të pranishëm të tjerë.

Deputeti Avcı, në fjalën e tij ka theksuar se kanë arritur në një fazë të mirë të projektit të cilin e kanë filluar me dashuri dhe me zemër.

“Qendra Mahmudiye ka qenë një qendër që ofronte shërbime të dobishme për ushtrinë osmane, në të cilën edhe në kohën e republikës ka vazhduar kultura e hipizmit. Kjo qëndër është një nga shembujt më konkretë të ndërgjegjësimit për procesin e trajtimit me kuaj të cilën presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan e ka nisur në Ankara në vitin 2005”, tha Avcı.

Ndërsa deputetja Emine Nur Günay ka vënë theksin se qendra e krijuar me një perspektivë të re është shumë e vlefshme për qytetin Eskişehir dhe se kjo qendër e cila është e dyta në Turqi përbën një shembull të denjë për qytetin.

Drejtori i shëndetësisë së qytetit Uğur Bilge ka bërë të ditur se në Eskişehir pas një procesi që ka nisur me udhëzimet e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me kontributet e deputetit Nabi Avcı kanë nisur hipoterapinë e cila ka një të shkuar prej 2.500 vitesh

Rektori i ESOGÜ-t, Prof. Dr. Kemal Şenocak, nënvizoi se qendra e terapisë me kuaj të ESOGÜ është një nga qendrat e para që veprojnë në Turqi.

“Në vitin 2017 për të përgatitur trajnues të terapisë me kuaj hyri në zbatim një protokoll bashkëpunimi mes Institutit Mahmudiye të ESOGÜ dhe qendrës së kërkimit dhe praktikës së hipoterapisë të ESOGÜ me Federatën e Hipizmit të Turqisë. Ndërsa edhe për nevojat e personelit ekspert shëndetësor u arrit një bashkëpunim me drejtorinë e shëndetësisë, ku në muajin maj nisi trajnimi themelor i terapisë me kuaj për persnonelin shëndetësor. Këto trajnime janë zhvilluar në mënyrë të suksesshme, ku 17 persona kanë fituar të drejtën e certifikimit. Në këtë mënyrë shërbimet e terapisë me kuaj do të kryhen nga ekspertë që janë të trajnuar dhe të informuar”, tha Şenocak.