Turqi, popullsia e moshuar për 5 vite është rritur me 21.9 për qind

Edhe pse Turqia bën pjesë në mesin e vendeve me popullsi të re, rritja e popullsisë së moshuar është e pranishme po ashtu edhe në nivel global

Popullsia e moshuar në Turqi është rritur me 21.9 për qind gjatë pesë viteve të fundit, duke përbërë 9.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Statistikave të Republikës së Turqisë ka publikuar një raport statistikor për personat mbi 65 vjeç.

Raporti thotë se numri i të moshuarve në Turqi vitin e kaluar ishte 7.550.727, kurse në vitin 2014 kishte 6.192.962 të moshuar në vend.

Aktualisht, burrat përbëjnë 44.2 përqind dhe gratë 55.8 për qind të popullatës së moshuar në Turqi.

Sipas parashikimeve të popullsisë, në Turqi pjesa e të moshuarve në popullsinë e përgjithshme do të jetë 10.2 për qind, kurse shtatë vjet më vonë 12.9 për qind. Kjo rritje mund të përbëjë 16.3 për qind të të moshuarve në vitin 2040 dhe 22.6 për qind të popullsisë turke në 2060. Deri në vitin 2080, më shumë se një e katërta e popullsisë së Turqisë mund të jetë e moshuar.

Krahasuar me kategoritë e tjera, popullsia e moshuar në Turqi po rritet me një shkallë shumë më të shpejtë. Kjo është pjesë e tendencave globale demografike në rritjen e popullsisë së moshuar, e cila ka çuar në uljen e niveleve të lindjeve dhe zgjatjen e jetës së njerëzve për shkak të përmirësimit të standardit të jetesës dhe zhvillimit të sektorit të shëndetësisë. Kështu, është regjistruar një rritje e popullsisë së të moshuarve dhe një ulje e popullsisë së personave të rinj.

Edhe pse Turqia është një nga vendet me një popullsi të re, rritja e popullsisë së moshuar është e dukshme.

Mosha mesatare e popullsisë në Turqi aktualisht është 32.4 vjeç, kurse në vitin 2014 ishte 30.7 vjeç. Sipas parashikimeve, mosha mesatare e popullsisë turke do të vazhdojë rritjen e saj, në 42.3 veç në 2060 dhe në 45 vjeç në vitin 2080.

Jetëgjatësia mesatare e njerëzve në Turqi është 78.3 vjeç, ku mesatarja për burrat është 75.6 vjeç dhe për gratë 81 vjeç.

Popullsia e moshuar përbën 9.3 për qind të popullsisë totale në botë. Vendi me përqindjen më të lartë të personave të moshuar në popullsinë e përgjithshme është Monako (34.1 për qind), pasuar nga Japonia me 28.8 për qind dhe Gjermania me 22.7 për qind. Turqia renditet e 66-ta nga 167 vendet.Turqi, popullsia e moshuar për 5 vite është rritur me 21.9 për qind