Policia e Turqisë ka sekuestruar të enjten 132 kilogramë heroinë gjatë një aksioni të saj në krahinën lindore Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thuhet se policia kishte ndaluar një kamion në qarkun Gurpinar, mbi dyshimet se po kontrabandonte lëndë narkotike, ku zbuloi 250 pako me heroinë.
Shoferi dhe shoqëruesi i tij janë arrestuar, thuhet më tej në komunikatë.
Në një aksion të ndarë, zyra e prokurorit Publik të Adanës, bën të ditur se policia ka sekuestruar 965.000 pilula narkotike të paligjshme, të cilat u zbuluan në krahinën jugore të Adanës.
Më tej theksohet se tabletat u sekuestruan në aeroportin Adana Sakirpasa, ku për destinacion kishin Arabinë Saudite, për dërgim me një avion kargo.