Turqi, përmbyset autobusi, 40 persona të plagosur

Një autobus i cili transportonte udhëtarë doli nga rruga dhe u përmbys në provincën Aksaray që ndodhet në pjesën qendrore të Turqisë, duke lënduar 41 persona.

Aksidenti ndodhi në autostradën Aksaray-Ankara pasi shoferi i autobusit humbi kontrollin e timonit për arsye akoma të panjohura.

Burime nga spitali thonë se të lënduarit nuk kanë plagë që rrezikojnë jetën, raporton anadolu agency.

Autobusi ishte rrugës për në Stamboll, ndërsa ishte nisur nga provinca juglindore e Şırnak.