Turqi, për herë të parë kutia e votimi “të lëvizshme”

Për herë të parë, në këto zgjedhje të mëdha të 24 Qershorit, u realizua përdorimi i ‘kutisë lëvizëse’ për të sëmurët në shtrat dhe të moshuarit e sëmurë.

Për herë të parë, në këto zgjedhje të mëdha të 24 Qershorit, u realizua përdorimi i ‘kutisë lëvizëse’ për të sëmurët në shtrat dhe të moshuarit e sëmurë.

Qytetarët u shprehën shumë të kënaqur dhe falënderues për këtë mundësi të ofruar. Në zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Parlamentit, më 24 Qershor për herë të parë, invalidëve, të shtruarve në spital dhe të moshuarve u erdhi kutia tek këmbët për të mos përjetuar qindra vështirësitë që do kalonin vetëm për të shkuar tek qendrat e votimit.

Për t’u vënë në zbatim ky plan për këto kategori qytetarësh, janë caktuar disa përgjegjës. Ato kanë shkuar nëpër shtëpitë e këtyre personave të veçantë dhe kanë përfunduar si duhet detyrën e ngarkuar.

Në përfundim, kanë qenë rreth 15 kuti të tilla të përgatitura. Kjo kategori njerëzish tregoi se edhe më përpara ka pasur kërkesa të tilla nga ana e tyre.

Ato thonë se mund të numërohen rreth 100 kërkesa mbi këtë problem tashmë të zgjidhur. Këto njerëz u informuan se do u jepet ndihma e kërkuar.

Qytetarët duke falënderuar për këtë ‘kuti votimi lëvizëse’ gjithashtu treguan për vështirësitë që kanë pasur më përpara për të dhënë votën e tyre të shenjtë.