Turqi, pas ndjekjes policore kapet terroristi i DEASH-it

I dyshuari për të cilin thuhet se është operuesi më i lartë i grupit në provincën Adana, ka kërcënuar informatorët e DEASH-it dhe familjet e tyre

Policia turke ka arrestuar një terrorist të dyshuar i cili thuhet se kishte marrë dhe përçuar urdhrat që vinin nga Siria tek anëtarët e grupit në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

I identifikuar si Eyup B. (47), i dyshuari u kap pas një ndjekjeje të shkurtër policore pasi u zbulua jashtë një spitali privat në provincën jugore të Adanas, bënë të ditur burime të sigurisë turke, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Sipas burimeve të njëjta, i dyshuari për të cilin thuhet se është operuesi më i lartë i grupit në provincën Adana, ka kërcënuar informatorët e DEASH-it dhe familjet e tyre.

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën në sulmet e DEASH-it në Turqi, ku organizata terroriste ka shënjestruar civilët në një bombë vetëvrasëse, në sulme me raketa dhe me armë.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të penguar sulmet e DEASH-it.