Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, u shpreh se krahasuar me muajin maj, shkalla e personave që kanë pasur kontakt me pacientët e infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe janë shndërruar në raste në Turqi është rritur për 1,3 herë, trasnmeton Anadolu Agency (AA).
Koca në Twitter shkroi se Turqia sot konfirmoi 1.103 të shëruar nga koronavirusi i ri, duke e rritur shifrën në 223.759.
Ai shtoi se Turqia regjistroi 1.182 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 240.804.
Numri i të vdekurve është 5.844 pasi 15 persona të tjerë vdiqën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit.
Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 61.446 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,26 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.