Turqi, nesër jepen vendimet për pjesëtarët e FETO-s në lidhje me 15 korrikun

Gjykata në Ankara nesër do të shpallë vendimet për rastin e 224 të akuzuarve të përfshirë në akuzën për zhvillimet në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në Ankara gjatë përpjekjes për grusht shteti

Gjykata në Ankara nesër do të shpallë vendimet për rastin e 224 të akuzuarve të përfshirë në akuzën për zhvillimet në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë në Ankara gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016, në mesin e të cilëve janë edhe anëtarët e organit drejtues të organizatës terroriste FETO, të ashtuquajturit “Këshilli për Paqe në Atdhe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke në Ankara është një nga vendet kryesore në natën e përpjekjes së grushtit të shtetit, ku anëtarët e Këshillit në fjalë për Paqe në Atdhe menaxhuan të gjithë procesin.

Ish-gjeneral lejtnant Ilhan Talu, gjeneral majori Mehmet Partigöç, gjenerali Mehmet Dişli, kolonelët Cemil Turhan, Dogan Öztürk, Orhan Yıkılkan, Osman Kardal dhe Ramadan Gozen më 15 korrik që nga orët e para të mëngjesit nga ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm drejtuan përpjekjen e grusht shtetit.

Për të kundërshtuar puçistët atë natë para Shtabit të Përgjithshëm u mblodhën shumë qytetarë turq, ku atë natë u vranë të paktën 11 persona.

Në oborrin e Shtabit të Përgjithshëm puçistët vranë nënoficerin Bulent Aydin, i cili shoqëronte komandantin e forcave tokësore Salih Zeki Çolak. Aydin njëherësh është viktima e parë e përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik.

Kundër anëtarëve të organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit në Turqi, duke përfshirë anëtarët e “Këshillit për Paqe në Atdhe”, është përgatitur një aktakuzë kornizë në 2.581 faqe, e cila më 3 mars 2017 iu dorëzua Gjykatës së 17-të të Krimeve të Rënda në Ankara.

Të akuzuarit ngarkohen për një numër të krimeve të rënda, përfshirë anëtarësimin në organizatë terroriste, shkelje të rendit kushtetues.

Kundër komnadantit të forcave ajrore, gjeneralit Akin Ozturk dhe anëtarët e tjerë të Këshillit për Paqëenë Atdhe, kryeprokurori ka kërkuar 252 dënime me burgim të përjetshëm.

Dosja e të akuzuarve përmban të paktën 2.386 parashtrues të padisë, përfshirë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, dhe shumë qytetarë turq të cilët janë plagosur në natën e 15 korrikut.

Gjatë procesit janë dëgjuar 235 dëshmitarë.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta arriti të forcojë në mënyrë të konsiderueshme piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve, dhe më në fund më 15 korrik të vitit 2016 kreu përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Turqi ranë dëshmorë 251 persona ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.