Turqi, në Van ndalohen 98 emigrantë të paregjistruar

Ekipet e xhandarmërisë në Baskale gjatë një patrullimi kapën disa emigrantë me origjinë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi

Në qarkun Baskale, të provincës turke Van, janë kapur 98 emigrantë të paregjistruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e xhandarmërisë në Baskale gjatë një patrullimi kapën disa emigrantë me origjinë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi. Në mesin e tyre janë 18 gra dhe 16 fëmijë.

Të moshuarve iu ofrua ndihmë me ushqime dhe ujë, kurse më pas u dërguan në Departamentin përkatës për migrim në Van.