Turqi, në juglindje të vendit neutralizohen 5 terroristë të PKK-së

Ministria e Brendshme të Turqisë njofton se forcat e sigurisë kanë kryer operacione në rajonin Cudi Dag dhe me këtë rast kanë neutralizuar të paktën 5 terroristë të PKK-së

Të paktën pesë pjesëtarë të organziatës terroriste PKK janë neutralizuar pranë qytetit juglindor turk të Sirnakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Turqisë njofton se forcat e sigurisë kanë kryer operacione në rajonin Cudi Dag dhe me këtë rast kanë neutralizuar të paktën pesë terroristë të PKK-së.

PKK është një organziatë terroriste e cila ndodhet në listat e grupeve terroriste në Turai, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj të armatosur tre dekadëshe kundër Turqisë kanë vrarë të paktën 40 mijë njerëz.