Turqi, nderohet ambasadori i vrarë në Vatikan

Grupi terrorist armen JCAG, 42 vite më parë vrau ambasadorin turk në Vatikan

Në 42-vjetorin e atentatit autoritetet në Turqi nderuan ambasadorin e vrarë në Vatikan, Taha Carım, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne përkujtojmë dhe nderojmë ambasadorin e vrarë të Turqisë në Vatikan, Taha Carım, i cili në këtë ditë të vitit 1977 u vra nga ana organizatës terroriste armene JCAG”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Pjesëtarët e grupit terrorist “Justice Commandos of the Armenian Genocide” (JCAG) vranë diplomatin turk Carım pasi doli nga makina në Romë.

Carım ishte vetëm një nga viktimat e vrasjeve të kryera nga grupet terroriste armene ASALA dhe JCAG ndaj diplomatëve turq dhe familjeve të tyre anembanë botës.

Pothuajse 80 për qind ose 580 nga gjithsej 699 sulme nga grupet terroriste armene kundër diplomatëve turq u zhvilluan ndërmjet viteve 1980 dhe 1983. Kjo seri e sulmeve përfundoi në vitin 1986.