Turqi, ndalohen 43 migrantë

Gjatë kontrollit, u vërtetua se migrantët, në mesin e të cilëve nëntë fëmijë, me origjinë nga Afganistani dhe Pakistani, në vend kanë hyrë në mënyrë ilegale

 Në distriktin Başkale, Van, janë kapur 43 migrantë të paligjshëm, të cilët në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë deklaruan se në lagjen Kaskol, afër kufirit me Iranin kanë ndaluar një grup migrantësh që ecnin në këmbë.

Gjatë kontrollit, u vërtetua se migrantët, në mesin e të cilëve nëntë fëmijë, me origjinë nga Afganistani dhe Pakistani, në vend kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë u ofruan ndihma në formë ushqimi dhe uji, ndërsa më pas iu nënshtruan kontrollit mjekësor.

Migrantët më pas iu dorëzuan Drejtorisë për migracion në Van.