Gjithsej 425.430 mësues dhe punonjës shkollorë në Turqi janë përfshirë në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 deri më tani, tha ministri i Arsimit të vendit, Ziya Selçuk, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vaksinimi i mësuesve dhe personelit të shkollës në grupin prioritar është duke vazhduar”, shkroi Selçuk në Twitter.
Ai tha se mësuesit, këshilltarët psikologjikë, administratorët e shkollës dhe personeli në institucionet fillore dhe parashkollore mund të caktojnë termin përmes aplikacionit celular e-Nabiz (e-Puls) për të marrë gjilpërën e tyre.
Që nga fillimi i fushatës së saj të vaksinimit më 14 janar, Turqia ka administruar mbi 19.23 milionë vaksina në të gjithë vendin, sipas shifrave zyrtare.
Më shumë se 11.53 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 7.7 milionë persona dozën e dytë.