Turqi, mbi 1.5 milionë persona kanë marrë vaksinën kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në faqen e internetit njoftoi se numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 tejkaloi shifrën 1.5 milionë...

Deri më tani më shumë se 1.5 milionë persona e kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë dhe “Strategjisë Kombëtare të Vaksinimit kundër COVID-19” të përcaktuar nga Ministria Shëndetësisë vazhdon procesi i vaksinimit në vend që filloi më 14 janar.

Ministria e Shëndetësisë në faqen e internetit njoftoi se numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 tejkaloi shifrën 1.5 milionë.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.44 milionë, prej të cilëve 25.344 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë, numri përgjithshëm i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 2.32 milionë.