Në distriktin Erdemit, provinca turke Van, janë konfiskuar 104 kilogramë e 735 gramë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se pjesëtarët e Departamentit për luftë kundër narkotikëve në vendin Kurubas kontrolluan një automjet të dyshuar, në të cilin gjendej droga.
Në aksionin në të cilin mori pjesë edhe qeni i trajnuar special, janë gjetur 104 kilogramë e 735 gramë heroinë të shpërndarë në 200 pako.
Shoferi është arrestuar nën akuzat për tregti dhe transport të drogave.