Turqi, kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në tentativën e grusht shtetit

Prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 31 të akuzuar për "shkelje të rendit kushtetues" në mesin e të cilëve ndodhen edhe ish-koloneli Ümit Bak dhe nënkoloneli Mehmet Ali Çelik

Prokurori i seancës ka dhënë mendimin e tij në çështjen ku janë në gjykim 68 persona në lidhje me tentativën për të marrë nën kontroll Komandën e Forcave Speciale në Gölbaşı të Ankarasë, gjatë tentativës së organizatës terroriste FETO-s për grusht shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e shqyrtuar në Gjykatën e Ankarasë në sallë ishin të pranishëm të akuzuarit, të afërmit dhe avokatët e palëve, ku kreu i gjykatës, Bayram Kantık, lexoi shkrimet në lidhje me vendimet e marra në seancat e mëparshme, ndërsa në vazhdim i dha fjalën për tu shprehur prokurorit të çështjes.

Prokurori i çështjes, i cili pasi ka paraqitur pretendimin e tij ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 31 të akuzuar për “shkelje të rendit kushtetues” në mesin e të cilëve ndodhen edhe ish-koloneli Ümit Bak dhe nënkoloneli Mehmet Ali Çelik.

Prokurori për personat që ka kërkuar burgim të përjetshëm, po ashtu ka kërkuar edhe që disa prej tyre të dënohen me nga 20 vite burg me akzuat për “tentativë për vrasje me qëllim” të nënoficerit İsmail Oğuz.

Për të akuzarit e tjerë, prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin e tyre me nga 15 vite burg me akuzat “anëtarësim në organizatë terroriste”, si dhe ndarjen e dosjes për dy persona që ndodhen në arrati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjykimi i çështjes ësht në vazhdim.