Turqi, kapen 18 persona në një operacion kundër FETO-s

Operacioni ndodhi pasi Prokuroria Publike e Stambollit lëshoi urdhër arresti për 20 të dyshuar, përfshirë tre komisarë aktivë, tre zëvendëskomisarë aktivë dhe nëntë zëvendëskomisarë të pezulluar nga puna

Përmes një operacioni me qendër në Stamboll, autoritetet turke kanë arrestuar 18 nga 20 persona të kërkuar në lidhje me strukturimin e organizatës terroriste FETO brenda organeve policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni ndodhi pasi Prokuroria Publike e Stambollit lëshoi urdhër arresti për 20 të dyshuar, përfshirë tre komisarë aktivë, tre zëvendëskomisarë aktivë dhe nëntë zëvendëskomisarë të pezulluar nga puna.

Për kapjen e të dyshuarve, ekipet policore organizuan operacion të njëkohshëm në 23 adresa në shtatë rrethe.

Siç bëhet e ditur, ende janë duke vazhduar aktivitetet për kapjen e dy të dyshuarve të ngelur.