Turqia sot voton për të zgjedhur udhëheqësit vendor për 5 vjet e ardhshme.
Në zgjedhjet vendore të 31 mars 2019 rreth 57 milionë zgjedhës do të përdorin votën e tyre në 194 mijë e 390 kuti të votimit.
Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor në zgjedhje marrin pjesë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AKP, Partia e Turqisë së Pavarur, Partia e Bashkimit të Madh BBP, Partia Republikane Popullore CHP, Partia Demokratike, Partia Demokratike e Majtë, Partia Demokratike e Popujve HDP, Partia IYI, Partia e Lëvizjes Nacionaliste MHP, Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë dhe Partia Vatan.
Përgatitjet e sallave, ku do të votojnë qytetarët, tanimë kanë përfunduar, ndërkaq nga zyrtarët e sallave të votimit janë përgatitur dhe vendosur edhe kabinat ku do të hedhin votën qytetarët.
Nënshtetasit turq sot përdorin votën për “kryetarin e bashkisë së metropolit”, “kryetarin e bashkisë”, “anëtarët e kuvendit bashkiak”, “drejtues lokalë dhe kryepleqtë”.
Numërimi i votave në prefekturat lindore të Turqisë, ku procesi i votimit filloi në orën 07.00 të mëngjesit, do të fillojë në orën 16.00, ndërsa në prefekturat tjera në orën 17.00, shkruan TRT.
Gjatë votimit radiot dhe çdo lloj organi transmetues nuk do të transmetojnë lajme, vlerësime dhe komente në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve deri në orën 18.00 sipas orës së Turqisë.