Turqi, indeksi i besimit ekonomik arriti në 75,2 në dhjetor

Në muajin dhjetor besimi ekonomik në Turqi ka vazhduar të përmirësohet me 25 në krahasim me nëntori dhe është rritur në nivelin e 75,2 pikë përqindjeje, ka njoftuar Instituti Turk i Statistikave (TUIK-TurkStat).

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) ka publikuar shifrat lidhur me indeksin e besimit ekonomik për muajin dhjetor 2018.

Sipas të dhënave të TurkStat, indeksi i besimit ekonomik në dhjetor është rritur me 2% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe është rritur në nivelin e 75,2 pikë përqindjeve, nga 73,7 pikë përqindje që ka qenë në nëntor. Kjo rritje në indeksin e besimit ekonomik ka ardhur nga përmirësimi i indekseve të besimit në sektorët real (industrisë prodhuese), shërbimeve dhe të tregtisë me pakicë.

Sipas TUIK indeksi i besimit të sektorit real (industrisë prodhuese) në muajin dhjetor është rritur në 97,7 pikë përqindje, indeksi i besimit të sektorit të shërbimeve është rritur në 81,5 pikë përqindje dhe indeksi i sektorit të tregtisë me pakicë është rritur në 96,4 pikë përqindje.

Indeksi i besimit ekonomik shihet si një lexim i rëndësishëm i kursit ekonomik, pasi është një tregues i përbërë që bashkon nënindikatorët e besimit të konsumatorit, sektorin real (industrinë prodhuese), shërbimet e tregtisë me pakicë./TRT